Eni Koçi feston 25-vjetorin e lindjes dhe sot ajo është ndjerë vajza më e përkëdhelur në botë. Ajo ka marrë mesazhe të shumta urimi, ku nuk mund të mungonte dhe ai më speciali nga partneri i saj, Genc Prelvukaj.
Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto të Enit dhe i ka bërë asaj një super dedikim, që me siguri çdo vajzë do të donte ta merrte nga partneri i saj.
“Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë.
Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.
Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti.
Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty.
Gezuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë”, shkruan Genci në urimin për Enin.
Këngëtarja mori sot dhe një dhuratë shumë të veçantë nga prindërit e saj. E ëma dhe i ati i kanë dhuruar këngëtares një unazë diamanti, të cilën ajo e ndau menjëherë në rrjete sociale me ndjekësit e saj.
icon style