I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për gazetarin Sokol Balla, ku zbuloi se çfarë do të ndodhë me PD-në në rast se Berisha rikthet në krye të kësaj force politike.

Escobar tha se në rast të një ngjarje të tillë, Berisha nuk do të ketë mundësi të shkojë ndonjëherë në Uashington, dhe takimet me të do të bëhen vetëm në selinë e institucionit që ai drejtoi, duke hequr një paralelizëm me kreun e repulikës srbska Milorad Dodik.