Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësues për lëvizshmërinë e njeriut.

Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore.

Marramendja ose momenti kur ‘të vjen mendja vërdallë’ shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër.

Në këto raste, njeriu duhet të ulet menjëherë që të shmangë rrezime ose lëndime të rrezikshme.

Marramendja është shpesh tregues i një problemi të fshehur mjekësor ose disa prej tyre.

Ndonjëherë, marramendja ndodh rrallë ose vetëm një herë, por ka raste kur kjo simptomë përsëritet deri në diagnostikimin e një sëmundjeje.

Simptomat e marramendjes mund të zgjasin disa minuta apo disa herë.

Çfarë përfshijnë simptomat 

  • Të përzierat
  • Të vjellat
  • Lëvizje jo normale të syve
  • Dhimbje koke
  • Djersitje
  • Zhurmë në vesh
  • Humbje të dëgjimit
  • Probleme me orientimin
  • Dobësi të gjymtyrëve.

Çfarë e Shkakton Marramendjen

Marramendja mund të shkaktohet edhe nga problemet me veshin e mesit.

Disa prej shkaktarëve të tjerë të marramendjes janë:

  • Virozat që shkaktojnë inflamacion të veshit
  • Lëndimet në qafë ose në kokë
  • Ishemia
  • Inflamacion të nervave të trurit

Trajtimet e Marramendjes

Në shumicën e kohës, marramendja shërohet pa patur nevojë për trajtim, sepse truri është i aftë të kompensojë në ndryshimet që shkaktohen tek veshi i mesit për të rikthyer ekuilibrat.

Steroidet mund të zbusin inflamacionin e veshit të mesit

Kurat Natyrale Kundër Marramendjes

Një nga mënyrat më të mira natyrale për të trajtuar marramendjen është metoda e Eplit.

Kjo metodë përmban disa hapa që duhen kryer çdo natë deri sa simptomat të largohen.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme:

Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas.

Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë.

Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta