Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.
Kur bëhet fjalë për shëndetin, forma e trupit mund t’ju japë të dhëna të rëndësishme për pikat tuaja të forta dhe të dobta.

Për shembull, një studim në të cilit AgroWeb.org bazohet, zbuloi se një regjim ushqimor ku konsumi i karbohidrateve është i ulët, rezultoi në humbje më të madhe të dhjamit në zonën e barkut.

Pikërisht ky informacion mund të ndihmojë njerëzit që fitojnë më shumë peshë në zonën e barkut, të fillojnë të eleminojnë ushqimet që ndihojnë në shtimin e peshës në këtë zonë.

AgroWeb.org në këtë artikull ju ndihmon të kuptoni se çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni, bazuar në formën e trupit tuaj.

Trupi në formë molle
Kjo formë e trupit përshkruhet si një bust i trashë me shpatulla të gjera dhe ije, këmbë e krahë më të vegjël.

Kur shtoni peshë, ka të ngjarë që ajo të shkojë drejt e në stomakun tuaj. Kjo rrit rrezikun e sëmundjeve së zemrës, diabetit dhe sindromës metabolike.

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni?

Dietologët këshillojnë që të konsumoni yndyrna të shëndetshme dhe të shmangni ato të dëmshmet, të tilla si: pijet e ëmbla, bukën, makaronat, drithërat në mëngjes dhe ushqimet e konservuara.

Yndyrnat e pangopura dhe omega-3 do t’ju ​​ndihmojnë të ndiheni më të ngopur. Kështu ju do të hani më pak, duke larguar peshën e tepërt nga barku dhe duke zvogëluar rreziqet nga sëmundje të ndryshme.

Trupi në formë dardhe
Supet e ngushta, beli i vogël dhe ijet e kofshët e mëdha, janë karakteristiket e trupit në formë dardhe.

Lajmi i mirë sipas ekspertëve, është se një nga vendet më të shëndetshmë ku mund të ruhet yndyra në trup janë ijet dhe kofshët.

Megjithatë dhjami i tepërt është i rëndë për nyjet, zemrën dhe trurin tuaj, pavarësisht se ku ruhet.

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni?

Për ruajtur një peshë të shëndetshme, nutricionistët këshillojnë të punoni me ndërtimin e muskujve në këto zona.

Mënyra më e mirë është të siguroheni që po hani shumë proteina, zarzavate dhe yndyrna të shëndetshme.

Kufizimi i ushqimeve të përpunuara që përmbajnë sheqer të fshehur, duhen shmangur.

Një rregull i thjeshtë është të shmangni çdo ushqim që ka më shumë se 3 gram sheqer të shtuar në etiketë.

Trupi në formë 8
Këto trupa e ndajnë peshën e tyre në mënyrë të barabartë midis pjesës së sipërme dhe të poshtme.

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni?

Luftoni shtimin e tepruar të peshës duke konsumuar vakte ndërmjetëse.

Karbohidratet duhet të vijnë nga burime komplekse të cilësisë së lartë. Arma juaj sekrete në këtë rast janë perimet. Perimet jo vetëm që janë të shëndetshme, por gjithashtu ju lejojnë të konsumoni shumë ushqim pa marrë shumë kalori.

Ju duhet të tregoni kujdes nëse keni ndryshime hormonale (stresi mund të jetë një shkak), kjo mund të çojë në një rritje të oreksit dhe dëshirave për të ngrënë ëmbëlsira. Prandaj kursejini ato vetëm për raste të veçanta.

Trupi në formë katrore
Kur bëhet fjalë për ruajtjen e dhjamit, ky mund të jetë lloji më i mirë i trupit.

Shumë njerëz me këtë formë trupi mendojnë se për shkak se janë të dobët, mund të hanë çfarë të duan dhe të mos kryejnë ushtrime fizike.

Edhe pse mund të mos jeni mbipeshë, mund të keni një përqindje të lartë të yndyrës trupore, gjë që ju bën të prekshëm nga shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore.

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni?

Nutricionistër rekomandojnë një regjim ushqimor që ekuilibron karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat dhe përfshin ushqime të plota të papërpunuara.

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt është gjithashtu e rëndësishme, që të mbroni trupin dhe të ulni rrezikun e problemeve shëndetësore./AgroWeb.org