MWC ka qenë historikisht një event i cili fokusohej më tepër tek smartphone-t, mirëpo gjatë kohëve të fundit kompanitë kanë prezantuar dhe shumë produkte të tjera në këtë event.

Gjatë këtij viti pritet të ketë një pjesëmarrje më të gjërë nga kompanitë nga e gjithë bota në krahasim me vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe u organizua online, ndërkohë që në vitin 2020 ky event nuk u organizua. Geek Room së bashku me Neptun, gjithashtu do të jenë pjesë e MWC 2022

Më poshtë ju do të gjeni të gjitha të rejat dhe spekulimet më të fundit mbi produktet që do të prezantohen gjatëMWC 2022 nga data 28 shkurt deri në 3 mars në Barcleonë.

Çfarë mund të presim nga Samsung:

Samsung prezanton shpesh herë produkte të reja gjatë MWC, si përshembull software i ri për smartwatch që u prezantua gjatë MWC 2021. Për këtë vit kompania mund të jetë përgatitur për të prezantuar serinë e re të modeleve Galaxy A, njësoj si në 2019.

ddBfVNGfaFbfaor2gkgdLS-970-80.jpg.webp

Çfarë mund të presim nga Sony:

Sony ka konfirmuar se nuk do të jetë prezente fizikisht në MWC, megjithatë nga komentet e kompanisë nuk mund të kuptojmë mirë nëse ajo do të jetë e pranishme në këtë event në mënyrë dixhitale apo jo. Sony ka prezantuar disa herë smartphone të rinj gjatë eventeve MWC, si Sony Xperia 1 dhe Sony Xperia 10. Këtë vit kompania mund të prezantojë produktet Xperia 10 IV ose Xperia 5 IV.

Gv7recKquGjV5QmkbAGwg5-970-80.jpg.webp

Çfarë mund të presim nga Nokia:

HMD Global nën brandin e Nokia ishte një ndër prezencat më të mëdha në MWC 2019, ku prezantoi dhe Nokia 9 PureView. Pra, është e mundur që ne të njihemi me Nokia 10 e shumëpërfolur gjatë MWC 2022.

9enpLr9wZqKy7JxZTgkHtf-970-80.jpg.webp

Çfarë mund të presim nga Huawei:                                                                                       

Sigurisht që ne nuk mund të presim prezantimin e Huawei P60 gjatë këtij eventi, pasi modeli P50 nuk ka dale ende në shitje në perëndim. Por, disa vite më parë kompania ka prezantuar Huawei Mate X të palosshëm, prandaj nuk do të ishte çudi nëse kompania do të vijë me një version të update-uar të këtij smartphone-i.

FC4V7bjgc79d5T8t9SK6TY-970-80.jpg.webp

Çfarë mund të presim nga Oppo:

Në këtë listë ne po shtojmë Oppo vetëm për faktin se mund të jemi pranë prezantimit të smartphone-ve të rinj Oppo Find X4 gjatë MWC 2022, por nuk jemi shumë optimist në këtë drejtim. Deri më tani dimë se kompania ka konfirmuar prezencën e saj në MWC.

ykjEHX9DmAVxV8eMEKcS2C-970-80.jpg.webp

Çfarë mund të presim nga Xiaomi:

Gjatë viteve të fundit Xiaomi ka rritur stabilizohet në top 3-shen e prodhuesve më të mëdhenj të smartphone-ve. Kjo kompani nuk ka prezantuar më parë smartphone të rinj gjatë këtij eventi, mirëpo në MWC 2022 ato mund të bëjnë lançimin global të Xiaomi 12, i cili është prezantuar disa muaj më parë në Kinë.

RSvFeve5sE8vR5VnRnt9Wm-970-80.jpg.webp

Çfarë mund të presim nga Lenovo:

Lenovo ka konfirmuar prezencën e saj online në këtë event, dhe kjo gjë na tregon se ka diçka për të na prezantuar. Ne nuk duhet të harrojmë që Lenovo ka nën pronësinë e saj dhe Motorola, prandaj mund të presim dhe prezantimin e një pajisje të re nga kjo kompani.