Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë i inatosur nga një konferencë për mediat. Vuçiç nuk i pëlqeu një përgjigje e gazetarëve dhe filloi t’u jepte leksione sesi të sillen teksa dukej qartë i inatosur.
Presidenti po fliste për sulmin ndaj përfaqësuesit të “Studentëve që duan të mësojnë”, Milosh Pavloviç duke e krahasuar me ngjarjen kur një studente në Novi Sad u sulmua dhe iu thye nofulla.
“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad kaluan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan me organizim, me qëllim, me vetëdije, kanë vepra penale nga pakujdesia…”, pyeti ai
Kur gazetarët u përpoqën të përgjigjeshin se edhe ata mund të japin shpjegime, ai u inatos duke u thënë se duhet të kenë sjellje elementare.
“Përsëri ju duket diçka qesharake. Juve nga N1 dhe Nova S. Mua jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq,” tha ai.
Gazetarja Zhaklina Tataloviç publikoi një video në llogarinë personale në platformën X, me një koment ku përshkruan momentin si të tensionuar dhe të pakëndshëm.
“Vetëm u pamë me kolegun dhe bëmë shenjë që mund të shpjegojmë, por presidenti na bërtiti, u zemërua, iku”, shkroi ajo.