Erion Murataj PSD

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Zhaklin Lekatari komentoi finalen e “Big Brother VIP Albania 4” dhe fitoren e Gjestit, duke vlerësuar autentikitetin e tij si çelësin kryesor të suksesit.

E pyetur se çfarë e çoi Gjestin drejt fitores, Zhaklin tha: “Antikonformizmi dhe kjo dëshira për të qenë vetvetja, për të qenë i vërtetë dhe jodomosdoshmërisht i mirë, gjë që nuk e kam parë te fituesit e tjerë, kjo është pse unë e kam pëlqyer. Vazhdimisht e ka thënë nga vjen, çfarë ka bërë, si ka qenë e kaluara e vet, sa shumë ka vuajtur, si është sajuar për të mbijetuar dhe kjo vërtetësia deri në palcë është ajo që unë kam vlerësuar.

Nuk po vesh xhaketën e një çuni të mirë, unë nuk po bëj sikur jam çun i mirë, unë jam ky që jam, me të mirat dhe me të këqijat dhe po i prish skemat e parimit dhe skemat e moralit”.

Gazetarja i përmendi se Gjesti ka kopjuar në lojë, veçanërisht duke futur banorët në tualet siç bënte Luizi.

Zhaklin u përgjigj: “Thënë të drejtën nuk e mendoj te tualeti, mendoj që zarfi i zi ka qenë. Dhe e mendoj komplet ndryshe nga Luizi Gjestin, s’ka lidhje fare. Gjesti është e kundërta e burrit menamuz shqiptar, nuk ka lidhje fare. Del i veshur me rozë, del me kordele te koka, i heq vetullat të dashurave të veta. Luizi ka qenë manipulator dhe lëvizte brenda skenave, brenda strukturës, kornizave të Big Brother, ndërsa Gjesti vetëm i prish ato korniza, Gjesti hidhet nga muri, Luizi nuk do të hidhej nga muri asnjëherë, do të lëvizte brenda rregullave të lojës”.