Majk dhe Roan janë bërë tashmë dy shokë të pandarë. Vazhdimisht në profilin e tij në Instagram reperi tregon se kalon shumë kohë me të birin, të cilin e merr shpesh në shtëpinë e tij.

Së fundmi, artisti është përballur me një befasi të këndshme gjatë një interviste në televizion. Teksa ai po fliste në emisionin “E diela vjen”, Majku ka marrë një surprizë mjaft të bukur nga djali i tij, Roan, pasi ai është shfaqur për herë të parë në ekran.

“Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmijë i urtë”, është shprehur reperi.

Teksa është pyetur nëse Roani ka talent për muzikë, ai ka thënë se në fillim ka dëgjuar muzikë por tani nuk e pëlqen më.

“Në fillim kur shkojsha me marrë në çerdhe, dëgjojke muzikë në makinë e mua. Kështu që e ndjen muzikën, e përcjellë ritmin me kokë. Po kohëve të fundit më thotë ndale muzikën se s’po du me dëgju”, është shprehur artisti.