Një përzierje droge e quajtur “kokainë rozë,” që përbëhet nga një grup substancash që ndryshojnë vazhdimisht, është bërë pjesë e rrezikshme dhe gjithnjë e më popullore në skenën e klubeve në qytetet amerikane

Shumica e mostrave të kësaj përzierjeje përmbajnë të paktën një drogë stimulante dhe një depresant (ilaçe që përdoren për gjumin, stresin dhe spazmat e muskujve).

Kokaina rozë shpesh përfshin ketaminën, një anestetik disociativ me efekte halucinogjene dhe droga të tjera si ecstasy, metamfetaminë, opioide dhe substanca psikoaktive.

“Kjo përzierje është zakonisht shumë e lirë, çka i tërheq njerëzit për ta përdorur,” tha Dr. Linda Cottler, një epidemiologe që studion abuzimin me substanca në “Florida University”.

Edhe vetë termi “kokainë rozë” është një gabim terminologjik, pasi kjo përzierje rrallë përmban kokainë, thotë Joseph Palamar, profesor i asociuar në “University Langone Health” të New York-ut.

Emri, me shumë mundësi vjen nga fakti që kokaina rozë shitet në formë pluhuri dhe lyhet me ngjyrues ushqimor rozë.

“Këta kimistë përpiqen të krijojnë diçka që mendojnë se njerëzit do ta pëlqejnë,” thotë Dr. David E. Nichols, farmakolog në “Purdue University” që studion halucinogjenët. “Zoti e di se çfarë efektesh mund të ketë.”

Në muajt e fundit, përzierja është lidhur me arrestime të profilit të lartë. Një nga rastet ishte kur Sean Combs, u arrestua në shtator, organet e rendit gjetën pluhur rozë në dhomën e tij të hotelit në New York, sipas një prokurori, citon Anabel.

Një padi e ngritur nga producenti i muzikës, Rodney Jones Jr., që pretendon sjellje të pahijshme seksuale, thotë se kokaina rozë ishte shpesh prezente gjatë udhëtimeve të zotit Combs. 

© SYRI.net