Një video është publikuar nga momenti tronditës kur gruaja e drejtorit ekzekutiv të Oceangate dëgjoi një zhurmë që besohet të jetë shpërthimi nënujor i nëndetëses së Titanikut, ndërsa udhëtonte drejt rrënojave të Titanikut.

Në videon e publikuar nga Roja Bregdetare Amerikane, Wendy Rush, gruaja e Stockton Rush i cili humbi jetën në fundosje, shihet duke u përpjekur të komunikojë me ekuipazhin e nëndetëses fatkeqe. Në një moment, dëgjohet një zhurmë si një derë që mbyllet, ndërsa Rush e cila ishte në një anije mbështetëse, pyet “çfarë ishte ajo goditje?”

Siç raporton Daily Mail, mesazhi që mori ajo ishte dërguar para tragjedisë dhe mbërritja e tij u vonua nga zhurma e shpërthimit nënujor.

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 qershor 2023, ku pesë pasagjerët e nëndetëses humbën jetën. Viktimat e tragjedisë detare ishin themeluesi i Oceangate, Stockton Rush, eksploruesi Hamish Harding, Sazda Dawood me djalin e tij, Suleman, dhe francezi Paul-Henri Nargole.

Të pestë morën pjesë në një udhëtim drejt rrënojave të Titanikut, i cili ndodhet 3,700 metra nën sipërfaqen e ujit në Oqeanin Atlantik. Vlerësimi është se shpërthimi nënujor ndodhi afërsisht 90 minuta pasi filloi zbritja, me rrënojat e Titanikut që ndodhen afërsisht 300 metra larg.