Pyetje: Çfarë ka ndodhur mes jush dhe z.Basha?
Meta: Ai të vazhdojë të përforcojë blindatat. Ma sill zotin Basha këtu. Ma sill zotin Rama këtu. Ma sill doktorin këtu. Mi sill amerikanët këtu. Unë kam vetem një qëndrim. Shqipëria vendi im, shteti im dhe nuk kam asnjë agjendë tjetër. Po djegien e mandateve nkush ja sugjeroi? Kush e sugjeroi të nxirrte opozitën në rrugë? Ai është i paparë për të shpikur alibi. Para se të mendojë për fitoren ka gjetur tekstin e justifikimit të humbjes.
Pyetje: A ju ka vizituar në shtëpinë tuaj ?
Meta: Ka ardhur këtu. Ka ardhur sa here kishte shqetësime. I kam thënë që kjo nuk është normale djegia mandateve. I kam thënë dhe që do të hyjnë të tjerët në lista. Unë isha në Gjermani kur tha kanë lënë mandatet. Kërciti druri nga Gjermania si në 8 qershor kur i thanë se një shashkë po u hodh përjashtoheni nga BE. Si mund të fitonte një opozitë që la fushën mazhorancën. E ndihmoi mazhorancën të kalonte miliarda euro në koncesione. Një opozitë që caktonte kandidatët në minutën e fundit. Unë ju them thirreni këtu , me shumë qetësi dhe dashuri para qytetarëve.