Rama:

Të kënaqur nuk është fjala e duhur, por jemi të plotësuar që po iu shërbejmë mijëra gjysheve dhe gjyshërve pa dallim në të gjithë Shqipërinë. Brenda muajit Maj, mund edhe ta tejkalojmë objektivin tonë për 500 mijë vaksninime, falë edhe punës së mirë që është bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo është një arsye për të qenë shumë krenar, pasi siç e shihni në rajon një pjesë e rëndësishme e vendeve, nuk po çajnë dot, dhe nuk po futen në rrugën e vaksinimit masiv. Ambicia e madhe për lehtësimin e sezonit turistik është i arritshëm. Ça më duhet mua se ça pretendon opozita.