Çfarë ndodh me pronat që kanë 4 pronarë? Lame: Këtë e zgjidh vetëm…
Në emisionin “Opinion”, Lame u pyet se çfarë ndodh kur për një pronë janë katër pronarë të cilët pretendojnë pronësinë.
Lame tha se në këto raste mund të vendos vetëm gjykata dhe më pas duhet të bëhen verifikimet për të marrë pronësinë.
Fevziu: Po në ato raste ku ka patur nga katër pronarë, ku i çoni?
Lame: Atyre iu themi vëllezër shkoni e zgjidheni në gjyq me njëri-tjetrin. Shko sot në një gjykatë italiane, mbi gjysmat e gjyqeve janë për pronat. Kur ka në këtë shtet dhe në Shqipëri… Në jug, përgjithësisht në Vlorë, vije ti për pronën, ta shënonin në regjistër dhe të jepnin vërtetim hipotekor, vinte tjetri dhe i jepnin dhe atij tjetrit letrën dhe të dy këta kishin dokumentin në shtëpi. Kjo ishte skema në Vlorë. Por kur filluan ndërtimet nisën konfliktet.