Home AKTUALITET SHËNDET Çfarë ndodh nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv

Çfarë ndodh nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv

45

Nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv me koronavirus, gjëja normale është që të mos ndodhë asgjë. Por, virologët theksojnë se në këto raste, efektet anësore të vaksinës mund të jenë pak më të rënda: koka mund të të dhembë më shumë, krahu më shumë, ndoshta më shumë ethe… Por, asgjë serioze, këmbëngulin virologët.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohon se idealja është që të mos vaksinohemi kur jemi të infektuar, por nëse vaksinohemi, duhet të njoftojmë mjekun për të monitoruar më shumë simptomat.