Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike ka shpallur Sali Berishën si Njeriun e Vitit.
Rilindja Demokratike thekson se Berisha dhe lëvizja e tij, e pagëzuar si Foltorja, ka ringjallur shpresën.
Në motivacion thuhet se Foltorja ishte lëvizja më e madhe e opozitarizmit që nga Dhjetori i vitit 1990.
‘Demokratët janë rikthyer si shpresë për vendin e kapur nga Partia-Shtet,’ shkruan gazeta.
Kujtojmë se sondazhet tregojnë një rikthim të fuqishëm të PD si forcë e madhe politike pas nisjes së Foltores.
Po ashtu, Berisha ka deklaruar se ky vit i vështirë u mbyll si vit shprese pasi demokratët dhe shqiptarët u bënë me opozitë të fuqishme. Ai ka premtuar se viti që vjen do jetë shumë më i mirë.