Mëngjesin e sotëm, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Konferenca e Pezës”, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt një auromjeti me drejtues shtetasin Z. M.. Autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar. Nga të shtënat ka vetëm dëme material.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën “Konferenca e Pezës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.