Nje 48 vjecar mberriti i plagosur me arme ne spital mbremjen e sotme ne Tirane ndersa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur ne zonen e Freskut ndersa i demtuari pretendon se armen e kishte me leje dhe eshte qelluar aksidentalisht teksa po e pastronte.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.