Fifi është një prej banoreve konkurrente të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, e cila ka shfaqur shqetësime me shëndetin vetëm pak ditë pasi është bërë pjesë e emisionit.

Konkurrentja pati shqetësime në stomak pas ushqimit që konsumoi, ndërsa banorët e tjerë janë treguar menjëherë të gatshëm për ta ndihmuar.

Kjo situatë u perjetua mjaft keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot.

“Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”, tha këngëtarja.

“Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”, iu përgjigj Arjola Demiri.

Fatmirësisht, ky shqetësim nuk e rrezikoi shëndetin e saj dhe gjendja e Fifit u stabilizua.

Rikujtojmë se më herët nisën edhe ‘gërricjet’ e para në shtëpi dhe shkak për këtë u bë lista e ushqimeve. Fifi u shpreh se asnjë nga banorët nuk e ka pyetur për çfarë ka nevojë dhe lista është bërë kur ajo nuk ka qenë aty, pasi sipas saj aty ka ushqime të cilat nuk i konsumon.

Ndër të tjera ajo ka ironizuar modelen, Beniada Nishani dhe Ilir Shaqirin duke thënë se lista nuk mund të bëhet nga një njeri që është tërë kohën në gjumë.

“Ky që çohet edhe bën listën e ushqimit pa qenë asnjë aty. Ku e di ai se çfarë më hahet mua. Ai dhe ajo Beniada është në gjumë tërë kohën”, ka thënë ndër të tjera Fifi.