Lista e re e barnave të rimbursuara ka bërë që qytetarët të përfitojnë falas ilaçe të cilat kanë një çmim më të lirë dhe për pasojë edhe një cilësi më të ulët.
Farmacistja Alketa Bicja sqaron se ligji përcakton qartë se shteti rimburson ato ilaçe që kanë vlerën më të ulët. Por, cilësia shpeshherë nuk shkon paralel me çmimin, thotë Bicja, e cila shton se këto medikamente gjithsesi janë njësoj të efektshme si ato që qytetarët kanë marrë deri tani.
Ky ndryshim i barnave ka hapur tregun farmaceutik dhe gjithashtu ka bërë që përfitues të jetë një numër më i lartë qytetarësh.
Problem kryesor për farmacistët nuk janë ndryshimet në listën e të rimbursuarve, por mungesa e medikamenteve kryesore.
Në listën e re të barnave të rimbursuara janë shtuar 40 principe të reja aktive, pra barna të reja dhe mbi 300 barna alternative.