Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP Albania. Pas daljes, mesa duket Jori nuk ka humbur kohë, dhe është takuar me disa nga ish-banorët e shtëpsië VIP.

Takimi i cili ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, është ai me ish-banoren, aktoren Olta Gixhari, me të cilën kishte raporte të mira brenda BBVA.

Vajzat përveç foto postuar në rrjet, publikuan gjithashtu edhe një video në Tik Tok e cila është bërë virale, e cila pak orë pas është postuar numëron më shumë se 1.2 milionë shikime dhe 100 mijë pëlqime.

Në video, ku në sfond ishte kënga e Noizyt me Varrosin dhe MC Kreshën “16 Bars”, vajzat shihen me valixhe dhe bashkangjitur me të shkruhet: “Zarf i Zi”.

Ky postim ka ngritur edhe spekulime në rrjet se pse valixhet dhe fjala “Zarf i Zi”, duke qenë se të dyja lidhen me Big Brother-in dhe rrugëtimin e konkurrentëve në të.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin dy ish-banoret pas përfundimit të eksperiencës së tyre në formatin e Big Brother VIP Albania.

Kujtojmë që Olta vendosi që pas afro 100 ditësh qëndrimi në BBVA mori vendim të largohej nga ky rrugëtim, ndërkohë që Jori iu eleminua dy javë para finales së madhe.