Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i drejtohet kombit të tij më vonë sot, sipas raporteve të mediave ruse.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk vjen nga media shtetërore ruse, por nga gazeta e pavarur Readovka, sipas Sky.

Faqja e internetit thotë se Putin mund të ndryshojë statusin e “operacionit special ushtarak”, i njohur në shumicën e botës si pushtimi i Ukrainës.

Në një fjalim të mëparshëm, Putin akuzoi Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor” dhe tha se ai nuk po bënte bllof dhe do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohej. /abcnews.al