Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjellë probleme në aeroportin e Rinasit, duke e bërë të pamundur uljen e avionëve në pistë.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, avioni i nisur nga Nice, Francë dhe me destinacion Tiranën, nuk ka mundur të prekë tokën shqiptare. Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindisi, Itali.
Sakaq, edhe një tjetër avion i nisur nga Dortmundi, Gjermani me destinacion aeroportin “Nënë Tereza” bëri ulje emergjente në Bari të Italisë.