
Mavijosja misterioze në dorën e djathtë të Donald Trump është rishfaqur, duke ngritur edhe një herë pikëpyetje për shkakun e saj.
Mavijosja ishte qartë e dukshme ndërsa Trump, 78 vjeç, i dorëzoi trofeun e Komandantit të Përgjithshëm ekipit të futbollit të Navy Midshipmen të martën. Trofeu i jepet fituesit të serisë së futbollit të kolegjit amerikan midis ekipeve nga akademitë e Ushtrisë, Marinës dhe Forcave Ajrore.
Trump iu drejtua fituesve ndërsa mbante një top futbolli të gdhendur me emrin e tij. Në dorën e majtë ai mbante një unazë kampionati, por në të djathtë ishte mavijosja, të cilën ai duket se është përpjekur ta mbulojë me grim ngjyrë lëkure.
Mavijosja, e cila u pa për herë të parë kur Trump u largua shkurtimisht nga fushata në tetor, është parë në fotografi disa herë këtë vit, duke shkaktuar një valë spekulimesh për shëndetin e presidentit.
