Hakerat kanë publikuar hyrje-daljet e kryeministrit Edi Rama nga sistemi TIMS. “Homeland Justice” ka publikuar në “Telegram” lëvizjet e Ramës, që nga viti 2005.
Shqipëria prej muajsh vijon të jetë “shënjestër” e sulmeve kibernetike, ndërsa janë publikuar të dhëna edhe për drejtues institucionesh,si për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ish-drejtorin të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Dokumenti që u publikua për Helidon Bendon u shoqërua me një mesazh paralajmërues:
“Për sa kohë që nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,”- shkruhet në mesazh.