Policia e Beratit pika të shumta kontrolli në çdo hyrje e dalje të 5 qyteteve të qarkut. Kontrollet e policisë, jo vetëm për thyerjen e karantinës por edhe për kapjen e personave në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale
Rritja e numrit të aksidenteve në vend dhe respektimi i orarit të karantinës ka bërë që policia e Beratit të “blindojë” rrugët e qytetit. Postblloqe të shumta policore janë ngritur jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit të Beratit por paralelisht edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut.
Burime nga policia për abcnews.al bëjnë me dije se bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale, ngjarjeve kriminale, respektimin e masave anti-Covid dhe kapjen e personave në kërkim.