Gazeta franceze L’Equipe raporton për konfliktin e brendshëm të ndodhur në seancën e djeshme stërvitore të PSG-së.

Nuk ka video, por pjesëmarrës në mosmarrëveshje janë bërë Lionel Messi dhe Vitinha. Sipas informacioneve, portugezi e ka kapur për qafe argjentinasin gjatë konfliktit.

Disa publikime shkruajnë gjithashtu se Vitinha luan jashtëzakonisht fort në stërvitje kundër amerikano-jugorëve, gjë që shkakton një ndjenjë mosbesimi te Neymar. Leo u përpoq ta diskutonte këtë problem me portugezin, por ai reagoi në mënyrë joedukative, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë, skuadra mori anën e Messit.

Më herët u raportua se Vitinha ishte i pakënaqur me rolin e tij në skuadër. /G.D abcnews.al/