Filmi i cili është planifikuar të dalë në kinema në vitin 2022 po vazhdon xhirimet e tij në Selanik.

Por sipas televizionit grek ‘MEGA’ gjatë xhirimeve në Selanik tre persona kanë mbetur të plagosur madje njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Incidenti i parë ka ndodhur në Vasilikë. Një teknik filmi ka rënë nga skafi dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Gjendja e tij konsiderohet kritike dhe produksioni ka ftuar familjen e tij nga Bullgaria në Selanik pasi ai është në luftë me jetën.

Incidenti i dytë ka ndodhur në Diavatë.

Teksa po xhiroheshin skenat e filmit me vaj në sfond një një punonjës ka plagosur me automjet një kameraman, teksa përpiqej të ecte mbrapsht e ka tërhequr atë zvarrë.

Ndërsa incidenti i tretë ka të bëjë me një anëtar të stafit i cili mbeti i plagosur teksa përpiqej të hidhej nga makina në makinë.

Me gjithë këto incidente xhirimet e “Consumables 4” vijojnë normalisht.