Ndonëse zyrtarisht rreth katër muaj më parë zyrtarë të ushtrisë shqiptare deklaruan se në Çekin të Gramshit e cila është zonë ushtarake nuk ka asgjë të rëndësisë së veçantë.

Kjo deklaratë u bë mbrëmjen kur shtetasit rus Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fadir Aplatov të cilët u përleshën me dy ushtarët që kryenin shërbimin në depot e ushtrisë në këtë zonë pasi tentuan të hynin në ambientet e brendshme.

Por mbrëmjen e sotme blinda të ushtrisë dhe mjete të tonazheve të renda duken në pamje që transportojnë materiale të rëndësishme nisur edhe nga blindat që duken në pamje të cilët i shoqërojnë teksa dalin nga fshati Çekin në qytetin e Gramshit.

/Abc