Gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë sot në protestë përpara kryeministrisë në mbështetje të gazetarit Klevin Muka i cili u dënua nga kryeministri Edi Rama që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.
Foto nga protesta ku gazetarët mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias në mbështetje të kolegut të tyre.
“Zoti kryeministër çfarë pyetje t’ju bëjmë” është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë.




