Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, më 23 shtator 2021, ishte dekoruar nga kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Tropojë, Rexh Byberi. Kryebashkiaku i Ramës krenohej me postimin e tij në Facebook se ka dekoruar me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’ ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Charles McGonigal dhe Agron Neza, darkë edhe me Safet Gjicin e Kukësit

Rexh Byberi nderon McGonigal

Në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS-së. Por McGonigal ka patur takime edhe me drejtues të tjerë socialistë.

Charles McGonigal dhe Agron Neza, darkë edhe me Safet Gjicin e Kukësit

Gjiknuri, McGonigal dhe Byberi

Në një foto të bërë nga vizitat e shumta të Charles McGonigal në Shqipëri është edhe një me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Ata shfaqen duke darkuar në një restorant dhe duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.

Charles McGonigal dhe Agron Neza, darkë edhe me Safet Gjicin e Kukësit

TPZ