E ardhmja e Yunus Musah pritet të jetë në Ligën Premier, pas katër viteve të kaluara në Spanjë te Valencia.
Mesfushori i talentuar amerikan ishte larguar nga Akademia e Arsenalit në vitin 2019 për të kaluar te Valencia.
Por në tre vitet e fundit, Musah është duke shkëlqyer me ekipin e parë të Valencias dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
“Unë kam përmendur interesimin e Arsenalt dhe Chelseat për Yunus Musah dhe ata po e ndjekin atë nga janari. Edhe Interi është në garë. Për momentin është thjeshtë skauting dhe ende nuk kanë avancuar, por Musah ka shanse të mira për të lëvizur këtë verë”, ka thënë Fabrizio Romano.
Gjithsesi interesim për amerikanin kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Liverpool dhe Roma që gjithashtu e pëlqejnë reprezentuesin amerikan.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje zyrtare me Valencian, ku ka asistuar në dy gola.
Valencia nuk është në pozitë të mirë në La Liga dhe mund të bie nga elita e futbollit spanjoll, derisa nga largimi i Musah synojnë të fitojnë rreth 35 milionë euro.