Trofeu i parë i sezonit të ri 2021-2022 shkon për Chelsean që arrin të fitojë për herë të dytë në histori Superkupën e Europës teksa mposhtën me vështirësi 6-5 me penallti spanjollët e Villarreal.
Në Belfast u luajt përballja e Superkupës së Europës mes Chelseat si fitues i Champions League dhe Villarrealit, ekipit që triumfoi në Europa League. Të dyja ekipet kishin mungesa për arsye dëmtini apo rikthim të lojtarëve vonë nga pushimet teksa Chelsea e nisi më mirë ndeshjen dhe dy herë me Werner e Kante ishte pranë golit.
Skuadra e Tuchel dominon në lojë dhe raste e në minutën e 27′ gjejnë golin me anë tê Ziyech pas një kombinimi të bukur me Havertz.
Ndeshja ndizet pas golit ku të dyja ekipet mund të shënonin por rastin më të pastër e kishte Moreno kur në 45+3′ godet traversën.
Pjesa e dytë nis më mirë për Villarrealin ndërsa Chelsea humbet autorin e golit për shkak dëmtimi dhe spanjollët i afrohen sërish golit me Gerard Moreno por sulmuesi godet shtyllën në 52′.
Chelsea bën shumë gabime dhe ekipi i Emery kërkon të përfitojë ku pas shumë tentativave arrin në 74′ me Morenon që më në fund mposht Mendy me të djathtën. 1-1 sfida me Chelsean që ka lëshuar shumë terren por që gjithsesi nuk dalin 90 minuta dhe ekipet shkojnë në shtesa. Edhe këtu nuk ndryshon asgje dhe në fund penalltitë vendosin fituesin, për të katërtin vit radhazi në Superkupën e Europës. Lotaria e 11 metërshave i buzëqeshi Chelseat që triumfoj 6-5 e me Albiol që gaboi penalltinë deçizive.
Për Chelsean që tani po pret dhe Lukakun, sezoni në mënyrë fantastike me trofeun e dytë në histori tê Superkupës së Europës.
ora tv