Një çift që ndajnë shtëpinë e tyre me mijëra insekte e kafshë të frikshme, pranojnë se prezenca e tyre mund të prishë atmosferën romantike, sidomos në dhomën e gjumit.
56 vjecari Simon Griffiths, dhe gruaja Liliana, kanë në shtëpinë e tyre në Oldham rreth 2,000 insekte e kafshë të vogla, që nga tarantulat helmuese, kërrmillët gjigantë afrikanë apo dhe ‘mantis religiosa’.
Shumicën e specieve të përçmueshme, ata thonë se i shumojnë dhe se ua shesin entuziastëve të tjerë në Britani, siç ndodh me merimangat e tyre ekzotike, milingonat, akrepët, grerëza e buburreca, shkruan e përditshmja vendase Metro.co.uk
Simon se punon rreth 15 orë në ditë, çdo ditë me kafshët e tij, duke i ushqyer para se t’i shesë.
https://metro.co.uk/video/embed/3039227
Shumicën e insekteve ata i mbajnë në kuti të veçanta në dhoma me temperaturë të kontrolluar, ndërsa të tjera i lënë të lira të bredhin në shtëpi.
“Kemi shumë mantis që duhen lënë të lira pasi nuk jetojnë të mbyllura”.
Simon thotë se më parë mbante shumë zvarranikë por u rikthye te insektet disa muaj më parë pasi shkroi një libër për kërmillët.
Ai u njoh me gruan e tij Liliana, që është me origjinë nga Angola, dhe thonë se kanë 20 vjet së bashku duke u kujdesur për merimangat e kërrmillët.
Simon shton se specia më e egër në koleksionin e tij është merimanga babun portokalli që ka një nga kafshimet më të dhimbshme.
Mantiset janë gjithashtu agresive dhe marrin pozën e kërcënimin kur ndjehen të kërcënuara.
I pyetur nëse kafshët e tij arrijnë të arratisen Simon përgjigjet: “Kjo ndodh 24 orë në ditë. Në dimër ne përpiqemi t’i mbajmë në dhomën e tyre ndërsa në verë ato sillen në të gjithë shtëpinë.”
Simon Griffiths, dhe gruaja Liliana, kanë në shtëpinë e tyre në Oldham rreth 2,000 insekte e kafshë të vogla
Top Channel