Ky çift i çuditshëm nga Ukraina kanë vendosur të bëjnë një eksperiment, duke qëndruar sa më shumë të lidhur me zinxhirë së bashku.
Viktoria Pustovitova 28 vjeç dhe Alexander Kudlay 33 vjeç, u lidhën me zinxhirë që prej 14 Shkurtit dhe sfida e tyre është të qëndrojnë edhe për 3 muaj. Mirëpo, 28-vjeçarja u detyrua të shkonte në spital për shkak të problemeve që iu shfaqën. Ajo ka lidhur dorën për shkak të problemeve që i ka shktuar zinxhiri.
Dermatologia i tha çiftit se do të duhet që të heqin dorë nga ky eksperiment i çuditshëm. Sipas saj, kontakti i gjatë me metalin i ka shkaktuar ulçer Viktorias, për shkak të shtrëngimit të vazhdueshëm që ju bëhet indeve duke shkaktuar çrregullim në qarkullimin e gjakut.
Alexander dhe Viktoria thonë se jetën e përditshme në këtë mënyrë kanë mundur të menaxhojnë, përfshirë këtu nevojën për të shkuar në tualet, të gatuash, të lash enët apo të ngasësh makinën. Por ata thonë se vështirësi kanë hasur vetëm në përdorimin e tualetit nëpër restorante apo vende të tjera publike.
Ndërsa të pyetur për jetën e tyre seksuale, çifti nuk ka pranuar të bëjë komente në këtë aspekt.
Alexandër pranoi se ideja për këtë eksperiment ishte e tij, për shkak se e dashura largohej menjëherë edhe me zënkën më të vogël që kishin në çift, dhe për këtë arsye vendosën të lidhen me zinxhirë. Fillimisht Viktoria kishte refuzuar, por më pas pranoi.
FAX WEB