Beyonce dhe Jay Z janë të lidhur prej 20 vitesh dhe që nga ajo kohë mes tyre nuk ka ndodhur kurrë asnjë ndarje.
Ata janë cilësuar shpesh si çifti ‘perfekt’ i showbzit, pasi kurdoherë shfaqen të dashuruar.
Së fundmi, Beyonce ka dëshmuar se është marrëzisht e dashuruar pas Jay Z, pasi në fushatën e fundit të “Tiffany & Co. About Love” ajo kishte përgatitur një video romantike surprizë.
Këngëtarja këndoi ‘Monn River’ në një version modern duke lënë partnerin e saj të surprizuar nga gjithë kjo atmosferë.