Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi për Elitën dhe Gjikon m të cilët janë bërë prindër për herë të dytë.

”Telegrafi” bën me dije se burime të afërta me moderatoren kanë mësuar se ajo solli në jetë një vajzë, dhe që të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Bëhet e ditur se Elita Rudi lindi në Spital privat në Prishtinë, përmes një prerje cezariane.

Kujtojmë se në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.

Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar as për çiftin, por mjaft i dëshiruar.

Faxweb.al