Një çift shqiptarësh janë kapur me gati 40 mijë euro të padeklaruara. Mësohet se burrë e grua kishin udhëtuar nga Shqipëria drejt Perugias ku autoritetet atje zbuluan edhe shumën e madhe të parave, të padeklaruara.

Sipas medieve italiane ishte një lëvizje e pazakontë e gruas që e bëri personelin e kontrollit të dyshonte – raporton Agjencia e Doganave dhe Monopolit të Perugias – e cila më pas u kërkoi të dyve të hapnin valixhet.

Vetëm në atë moment zonja deklaroi se kishte shumën e rëndësishme në çantën e dorës, rezultat, sipas saj, i një police sigurimi të mbledhur në vendin e origjinës.

Ndërkohë gruaja ka paguar menjëherë shumën prej 4,426 €”.

Nga ana tjetër, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores së BE-së 206/2009, në bagazhin e dorës së bashkëshortit të saj u gjetën disa kilogramë mish dhe produkte qumështi, ushqime të mbajtura në kushte magazinimi të papërshtatshme për konsum njerëzor ose potencialisht të rrezikshëm për transmetimin e pandemive të kafshëve.

Zbulimi i parave të fshehura nga gruaja që përfaqëson shifrën më të lartë deri më sot të konstatuar nga ADM dhe Policia e Financave në aeroportin ‘San Francesco di Assisi’, vjen disa ditë pasi një shtetasi kosovar iu gjetën rreth 12.500 euro të padeklaruara.