
Për tri ditë me radhë Shqipëria u pozicionua në qendër të vëmendjes ndërkombëtare të sportit pasi priti për herë të parë një nga turnetë më të mëdhenj të çiklizmit. Pjesë e këtij momenti krenarie për Shqipërinë, si mikpritëse e edicionit të 107-të të Giro d’Italia, ishte edhe lideri i telekomunikacionit One Albania.
Pranë Piramidës, në garën e kryeqytetit, One Albania kishte hapësirën e vet ku priste qytetarë e turistë për të provuar eksperiencën e realitetit virtual. Nga eksplorimi i piramidave të Egjiptit, te zhytja në thellësitë e oqeanit e deri te udhëtimi në brendësi të trupit të njeriut, përvoja jonë e VR-së ngjalli kureshtje tek të gjitha moshat.
Disa metra larg pedaleve të biçikletave dhe garës, fëmijë dhe të rritur shijonin një përvojë tjetër po aq emocionuese, por edhe edukuese. Nga mësimi për anatominë dhe biologjinë tek udhëtimi në kohë e hapësirë, realiteti virtual nuk është më një koncept futurist, është një mendësi arsimore globale. Realiteti virtual në edukim sjell më pranë dhe konkretizon njohuritë e marra në lëndë të ndryshme, duke hapur dyert njëkohësisht edhe drejt mënyrave të reja të të menduarit.
Sipas një raporti të PwC, gjithnjë e më tepër, nxënësit po mësojnë përmes realitetit virtual, duke përftuar njohuri katër herë më shpejt sesa në klasat tradicionale. 75% e tyre kanë aplikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aftësitë pas trajnimit me anë të VR-it. Një shifër e përafërt e përvetësimit është konstatuar edhe gjatë aktiviteteve, me shkolla fillore e të mesme, që janë kryer në One Connect Hub.
Prej disa kohësh, One Albania investon në mbështetjen e mënyrave të reja që të rinjtë i qasen dijes, qoftë kjo duke sjellë teknologjinë pranë tyre, apo edhe duke krijuar hapësira të dedikuara si One Connect Hub. Në bashkëpunim me institucionet arsimore, lideri i telekomunikacionit synon të përgatisë gjeneratën e ardhshme për të qënë në pararojë të inovacionit dhe botës digjitale.
