
Faktorë të ndryshëm ndikojnë në vështirësinë e të mësuarit të një gjuhe të re, një prej tyre është se sa e ngjashme është gjuha e re me gjuhën mëmë.
Kjo do të thotë, se nëse një person sheh rrënjë të përbashkëta, fjalë ose tinguj të ngjashëm, aq më të lehtë e ka për të mësuar gjuhën e re. Një faktor tjetër i rëndësishëm është ekspozimi ndaj gjuhës së huaj.
Sa më shumë të dëgjoni gjuhën në jetën tuaj të përditshme, në filma, muzikë ose media sociale, aq më e njohur bëhet ajo dhe më e lehtë për ta mësuar.
Por cila është gjuha më e lehtë në botë për t’u mësuar?!
Sipas Unbabel, një kompani e specializuar në përkthim, gjuha afrikane konsiderohet si gjuha më e lehtë për t’u mësuar në mbarë botën. Kjo gjuhë i përket familjes gjermanike perëndimore dhe shpesh përshkruhet si një dialekt i holandishtes.
Rreth 9 milionë njerëz flasin gjuhën aftikane, kryesisht në Afrikën e Jugut dhe Namibi, një fakt që e bën atë të rëndësishëm për komunikimin dhe kulturën në rajon.
Një nga arsyet pse gjuha afrikane është kaq e lehtë është struktura e thjeshtuar gramatikore. Ndryshe nga shumë gjuhë evropiane, gjuha afrikane nuk ka lakime të ndërlikuara gjinore.
Për më tepër, gjuha përdor vetëm tre kohë themelore (e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja), duke eliminuar nevojën për të mësuar forma më komplekse.
