Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen. Foto:Flickr
Ankthi nuk shkakton hipertension afat-gjatë, megjithatë episodet e shpeshta të ankthit mund të shkaktojnë rritje të përkohshme por dramatike të tensionit të gjakut.
Këtë e thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org sipas të cilave, shpeshtësia e episodeve të ankthit, sidomos kur bëhet fjalë për ccdo ditë, mund të dëmtojë enët e gjakut, zemrën, veshkat, njësoj si hipertensioni kronik.
Për më tepër, njerëzit që janë në ankth apo të stresuar janë më të prirur të ndërmarrin zakone jo të shëndetshme në stilin e tyre të jetesës siç janë:
Duhanpirja
Alkoli
Ushqyerja e tepruar.
Nga ana tjetër, medikamentet që merren për trajtimin e ankthit dhe sëmundjeve apo ccrregullimeve të tjera mendore kanë ndikim duke rritur tensionin e gjakut.
Nëse ju vëreni se keni vështirësi në mbajtjen nën kontroll të ankthit apo ky i fundit ndikon dhe prish aktivitetet tuaja të përditshme, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me një mjek apo terapist.
Duke lexuar më poshtë do të mësoni mënyrat e thjeshta se si të zbusni ankthin në mënyra natyrale.
Kujdes Me Alkolin
Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve.
Por nëse e teproni me alkolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit.
Pirja e tepruar e alkolit ndikon ndjeshëm në punë e shtëpi por jo vetëm kaq.
Alkoli mund të nxisë probleme të tjera shëndetsore që shtojnë ankthin.
Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.
Aktiviteti Fizik
Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë.
Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta.