Varietetet më të njohura janë avokado e gjelbër dhe ajo në ngjyrë të zezë, por ato ndryshojnë nga njëra tjetra.

Një ushqim i shijshëm dhe shumë i ushqyeshëm, që shpesh ngatërrohet me perimet, por që është në fakt është një frut i pasur me yndyrna të shëndetshme.

Ky frut i pjekur ka pushtuar qartazi kuzhinat dhe restorantet në mbarë botën sepse kanë përdorime të gjithanshme.

Varietetet më të njohura janë avokado e gjelbër dhe ajo në ngjyrë të zezë, por ato ndryshojnë nga njëra tjetra.

Avokado e gjelbër është një lloj avokadoje që është më pak e zakonshme sesa avokado e zezë, që është deri më tani lloji më i njohur dhe më i konsumuar i avokados.

AgroWeb.org ju fton të mësoni më tepër rreth ndryshimeve midis këtyre llojeve dhe se cila është më e mira për shëndetin tuaj.

Ndryshimet midis avokados me lëkurë të zezë dhe asaj jeshile:

Avokado me lëkurë jeshile

Avokadot me lëkurë jeshile nuk janë aq të zakonshme apo popullore sa avokadot më lëkurë të zezë, megjithatë ka shumë kultivues që e kultivojnë këtë lloj.

Ndër llojet më të njohura dhe të përhapura të avokadove jeshile, varietetet Gwen, Pinkerton dhe Reed janë më të njohurat.

Për sa i përket aromës dhe shijes, varieteti Gwen dallon mes avokadove jeshile.

Avokadot jeshile janë të ulta në natrium dhe të larta në vitaminë C dhe fibra dietike.

Mangësia dalluese është sasia e lartë e kalorive dhe karbohidrateve.

Për shembull, vetëm një filxhan me këtë lloj avokadoje përmban 276 kalori.

Avokado me lëkurë të zezë

Avokado me lëkurë të zezë ose siç njihet ndryshe me emrin Hass, është lloji më i përhapur i avokados.

Ky lloj dallohet lehtësisht nga ngjyra e zezë e lëkurës, e cila bëhet edhe më e errët kur piqet më tepër.

Ky varietet është mjaft i ngjashëm me avokadon jeshile, në përmbajtjen e saj të natriumit, fibrave dietike dhe vitaminës C, të gjitha të dobishme për një shëndet të mirë.

Gjithashtu ato përmbjnë të njëjtat sasi të larta të karbohidrateve dhe kalorive.

Cila është më e mirë?

Në të vërtetë nuk ka rëndësi se cila avokado është më e mirë, por se cila është më e lehtë për tu gjendur.

Sepse të dyja llojet kanë të njëjtat përfitime dhe disavantazhe shëndetësore./AgroWeb.org