Të gjitha pandemitë e mëdha kanë pasur historikisht efekte të rëndësishme tek shoqëria. Pandemia e Covid-19, që po vë në pikëpyetje institucionet shëndetësore vendase dhe ndërkombëtare, ekuilibrin ekonomik, logjikën ligjore, format e ndryshme të globalizimit, ka disa karakteristika të ndryshme nga ato të mëparshmet.

Në fakt, ajo po ndikon një rishpërndarjeje të pushtetit në të gjitha dimensionet e tij: dixhitale, kulturore, financiare, politike, shëndetësore, duke ngritur problemin e marrëdhënies ndërmjet pavarësisë dhe ndërvarësisë së shoqërive tona.

Këto çështje do të jenë objekt i analizave gjatë vitit të ardhshëm, por ndoshta edhe për një të ardhme më të gjerë. Ndër temat e rëndësishmet, jane ato që kanë të bëjnë me mënyrën e daljes nga pandemia e Covid-19, pra si të vlerësohet trashëgimia e drejtpërdrejtë e krizës në shoqëri, ekonomi, sistemet shëndetësore, kohezionin politik dhe borxhet e shkaktuara nga urgjenca.

Një temë tjetër mbi të cilën do reflektohet, do të jetë imazhi i ri i “pushtetit”; veprimet politike rreth Covid-it që e kanë përmbysur edhe rolin e “pushtetit”. Në kuadrin e emergjencës shëndetësore, shumë vende janë detyruar të vendosin shumë kufizime kushtetuese, të cilat frenonin deri dje tendencat fiziologjike autoritare të atyre që janë në pushtet.

Po ashtu do të analizohet edhe mënyra se si përdoren mjetet teknologjike, madje edhe nga pikëpamja e kontrollit; se si u përdorën instrumente financiare që ndonjëherë kanë ndihmuar, por që shpesh kanë lejuar veprime që në rrethana të tjera ishin të paimagjinueshme.