Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë.
Kjo e fundit ka pasoja të rënda në organizëm.
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se sëmundjet dyfishohen nëse njeriu fle më pak se 7 orë.
Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet.
Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna dhe stili i jetesës.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.
Vitamina C
Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.
Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.
Vitamina B12
Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut.
Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm.