Skenës muzikore Shqiptare po i shtohen çdo herë e më shumë artistë të rinj, të cilët po sjellin projekte të zhanreve të ndryshme.

Muzika argëtuese është ajo që po dominon skenën, e gërshetuar me rep, hip-hop dhe rnb.

Artur reperi më i ri në Shqipëri vjen me këngën e rradhës e titulluar “Milano” e cila duket se është pritur shumë mirë nga ndjeksit e tij dhe pritet të jetë një nga hitet e radhës në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=NOaIlMz4pqg

Artur ka lançuar edhe këngë të tjera brenda këtij viti, ku ndër to edhe një bashkëpunim me artistin Doni në këngën e titulluar #Madam, e cila ka arritur me mbi 120K klikime në YouTube.

Një nga këngët e publikuar vetëm një muaj më parë nga Artur e quajtur N’RRUGE është cilësuar nga ndjekësit si një Perlë e vërtetë për mesazhin që përcjell dhe ka marrë mbi 270K klikime në YouTube.

Artur është gjithashtu anëtar i reperave Shqiptar në UK të njohur me emrin e grupit DopeBoys (DB).

LondonBoys kan korrur mjaft sukses deri tani e njihen si banda Shqiptare nga autoritet e Britanisë së Madhe