Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Bëhët me dije se rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Donika Çobaj, 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Mësohet se 50-vjeçarja ka plagë në të gjithë trupin dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
“Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit” njofton policia.