Kreu i Partisë Demokratike, z.Blendi Himci së fundmi ka postuar në rrjetet e tij sociale, ku duket se i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe demokratëve të qytetit të Elbasanit për të kërkuar ndihmën e tyre në zgjedhjet e 14 Majit.
Ai fton qytetarët e Elbasanit t’i bashkohen takimit të hapjes së fushatës elektorale që Partia Demokratike organizon.
“Ejani me familjet dhe fëmijët tuaj. E diela është një ditë feste për çdo qytetar”- shprehet ai gjatë thirrjes që u bën qytetarëve, ku duket se fton edhe të miturit në fushatën elektorale, duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor për përdorimin e të miturve në takime politike./Elbasani on