Ka përfunduar pas pas rreth 8 orësh seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit për 16 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metalurgjiku” .
Gjyqtari i çështjes Elis Dine ka vendosur të lirojë nga masa e arrestit të 16 personat të akuzuar si përgjegjës për ndotjen katastofike të Elbasanit. Elis Dine nuk ka marrë parasysh as pretendimet e ngritura nga Prokuroria e Elbasanit që ngriti akuza të shumta për këta persona që kanë punuar në dy kompanitë ndotëse.
As pamjet filmike të dërguara nga policia e Elbasanit në momentin e zhvillimit të operacionit ku shiheshin objektet që digjeshin duke çliruar ajër toksik nuk e kanë bindur gjyqtarin.
As pezullimi i aktivitetit dhe gjoba e majme nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ndaj dy kompanive nuk janë marrë parasysh nga gjyqtari Dine.
Edhe pse qindra denoncime janë kryer ndër vite për “vrasjen” që i bën metalurgjiku Elbasanit duket se interesat personale prevalojnë mbi jetët e njerëzve të thjeshtë.
I vetmi ngushëllim për të sëmurët nga ndotja është fakti se Prokuroria e Elbasanit do të apelojë vendimin.






