Nga pasditja e të shtunës deri të hënën mjetet e vogla ndalohet të dalin në det.
Të dielën nuk do të udhëtojnë as tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Vlorë – Brindizi dhe anasjelltas.
Drejtoria e Përgjithshme Detare e ka vendosur për shkak të erës së fortë që sjell det të trazuar.about:blank
Sipas shërbimit “Meteoalb” intensiteti I erës pritet të bie të martën.
“Kulmi i saj do të jetë mbrëmjen e të dielës dhe të hënën se kemi përplasje të dy sistemeve frontale, pra një masë e ftohtë me një masë të ngrohtë duke sjellë shpejtësi 75- 80 km orë në brigjet detare ndërkohë në det të hapur shpejtësia e erës është dhe 100 apo mbi 100 km orë. Kjo do të sjellë probleme të paktën deri mëngjesin e ditës së martë”.