GREQI – Zbardhet një ankesë rrëqethëse e një punëtoreje në Bashkinë e Volosit , sipas së cilës një qytetar tentoi ta priste me sharrë elektrike!
Sulmin tronditës e ka bërë të ditur “DAS-OTA” në njoftimin e saj, në të cilin thuhet se dje, e premte, një punëtor rënë pre e një sulmi kriminal nga një shtetas grek.
Siç thuhet në njoftim, gruaja ka ikur në një shtëpi aty pranë , për të shpëtuar jetën nga tërbimi i autorit!Gjithashtu theksohet se autori ka shqetësuar edhe herë të tjera autoritetet, me sjelljet e rrezikshme të banorëve të zonës.