Temperaturat arritën mbi 50 gradë Celsius në Indi, ndërsa vendi po përballet me një me një valë të nxehti rekord që ka pasuar mbylljen e detyruar të shkollave dhe rritjen e rrezikut të vdekjeve.

Departamenti i motit paralajmëroi se situata do të vijojë e njëjtë edhe për ditët në vijim, duke vënë disa qytete në gatishmëri të lartë, përfshirë edhe Delhi-n.

Mjekët kanë bërë apel për të mos lëvizur nga banesat.

Ndërkohë njerëzit presin në radhë të gjata për të votuar në zgjedhjet që përfundojnë të shtunën, rritur rastet e problemeve të rënda shëndetësore që lidhen me goditjet nga i nxehti.

Prilli, maji dhe qershori janë gjithmonë të nxehtë në Indi përpara se shirat e musonit të sjellin temperatura më të ftohta.

Por nxehtësia ekstreme po shndërrohet me shpejtësi në një krizë të shëndetit publik, me motin që po bëhet më intensiv në dekadën e fundit dhe zakonisht shoqërohet me mungesë të madhe uji.

Dhjetëra miliona prej 1.4 miliardë banorëve të Indisë nuk kanë ujë të rrjedhshëm, teksa vendi shpall alarm për nxehtësinë sa herë temperaturat kalojnë 45 gradë Celsius.